Hyr ketu per te perfituar akoma me shume SMS gjate dites!!!
Heute waren schon 2 visitors (9 hits) hier!
Lajm i ri
SHQIPTIM KELMENDI PSE U LARGOBVA NGA PRRALLA me tupan”, më nuk do të jetë pjesë e këtij emisioni, pasi pat disa mosmarrëveshje me drejtuesit e emisionit lidhur me mostrajtimin adekuat të aktorëve. Për këtë dhe për çështje të tjera, Shqipri Kelmendi flet në këtë intervistë.
“Kosova Sot”: Në fillim të kësaj interviste, a mund të na tregoni me disa fjalë se kush është Shqipri Kelmendi?
Shqipri Kelmendi: Jam me prejardhje nga Rugova e Pejës. Jetoj në Prishtinë që 12 vjet dhe me profesion jam aktor, por merrem edhe me muzikë.
“Kosova Sot”: Keni një emër shumë të veçantë. Na tregoni se kush ua ka vënë këtë emër?
Shqipri Kelmendi: Edhe mua më ka bërë gjithmonë përshtypje ky emër që kam, por ja që kështu më kanë emëruar dhe vazhdoj ta kem ende këtë emër.
Aktrimi ka qenë profesioni i dëshiruar për mua
“Kosova Sot”: Si ndodhi që të merreni me aktrim?
Shqipri Kelmendi: Unë, kur kam ardhur të jetoj në Prishtinë, në vitin 1996, kam regjistruar Fakultetin Ekonomik, ku kam vijuar studimet për një semestër. Në njëfarë mënyre, ky fakultet mu imponua, se “djali duhet të bëhet ekonomist”, mirëpo unë nuk e kam shikuar të ardhmen time me këtë fakultet dhe e kam regjistruar Fakultetin e Arteve, Degën e Aktrimit. Aktrimi ka qenë profesioni i dëshiruar për mua. Nisa studimet para luftës, mirëpo lufta bëri që t’i ndërpres ato përkohësisht. Pas luftës kam filluar sërish të studioj, por kam diplomuar në vitin 2005, sepse pesë vjet jam marrë me një punë tjetër, që më ka bërë të largohem pak a shumë nga fakulteti. Dhe, dalëngadalë ju kam rikthyer profesionit tim, i cili më kishte munguar jashtëzakonisht shumë. Në vitin 2005 kam mbrojtur temën e diplomës në Teatrin e Pejës, në shfaqjen “Emigrantët”, në regji të Iliriana Arifit, një regjisore e re, e cila po ashtu ka diplomuar me atë shfaqje. Pastaj, kam marrë pjesë në disa projekte të tjera. Në vitin 2006 kam marrë pjesë në festivalin “Skena Up” dhe në disa festivale të tjera. Më vonë jam takuar me regjisorin Kastriot Saqipi, i cili sapo kishte filluar të punonte në “Përrallë me tupan”, dhe me ka bërë ftesë që edhe unë të marr pjesë në këtë emision.
“Përrallë me tupan”,
pa Lasgushin
“Kosova Sot”: Ka disa muaj që nuk ju shohim më në “Përrallë me tupan”. Jeni larguar nga ky spektakël, apo për momentin jeni duke pushuar?
Shqipri Kelmendi: Në “Përrallë me tupan” kam hyrë rastësisht dhe kam dal rastësisht. Roli im, pra Lasgushi, është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, dhe për këtë u jam shumë mirënjohës. Mirëpo, është vështirë të punosh me njerëz që nuk ta dinë vlerën. Unë kam qenë viktimë e atyre që e udhëheqin këtë emision. Kam ardhur në një përfundim se udhëheqësit e këtij emisioni nuk dinë t’i trajtojnë aktorët, dhe kjo është arsyeja kryesore që unë më nuk jam më pjesë e “Përrallë me tupan”. U kam thënë atyre të “Përrallë me tupan” se nuk mund ta trajtoni një aktor sikur ai të jetë punëtor krahu, sepse aktori është aktor dhe i këtillë duhet të mbetët.
“Kosova Sot”: Me kë konkretisht keni pasur probleme?
Shqipri Kelmendi: Unë nuk e kam sjellë problemin, por nuk më ka pëlqyer trajtimi brenda në “Përrallë me tupan” dhe e kam ndërprerë vetë bashkëpunimin. Është konkretisht Valon Maloku. Të gjithë e dinë se emisioni “Përrallë me tupan” është emision komercial, nuk është ndonjë emision me
vlera, por e kanë gjetur kohën kur aktorët nuk kanë mbështetje për angazhim dhe i paguajnë me pak mjete.
“Kosova Sot”: Mendoni se shikuesve të “Përrallë me tupan” u mungon Lasgushi?
Shqipri Kelmendi: T’ju them të drejtën Lasgushi është krijuar enkas për “Përrallë me tupan”, por unë këtij personazhi ia kam shtuar edhe këngën, që është pasioni im.
Merret me muzikë dhe është i angazhuar në teatër
“Kosova Sot”: Për momentin, çka jeni duke punuar?
Shqipri Kelmendi: Unë nuk jam ndalur së punuari. Gjatë kësaj kohe jam marr me muzikë dhe deri tash i kam punuar tri këngë. Dy këngë i kam bërë vitin e kaluar, kurse këtë vit e kam bërë një këngë. Njëra është zbavitëse-ritmike, kurse kënga e dytë është një baladë, që janë këngë të pëlqyeshme për ata që i kanë dëgjuar. Këngës së dytë ia kam punuar edhe spotin në Ulqin. Kohëve të fundit për xhirimet e vitit të ri kam punuar disa parodi për produksioni “Eurolindi”, të cilat priten të jenë pjesë e projekteve të produksioneve të ndryshme për festat e fundvitit. E kam bërë një këngë, si të them, më shumë ballkanike, me tekst dhe muzikë të Arsim Bunjakut dhe aranzhim të Valon Bytyçit.
“Kosova Sot”: A do të thotë kjo se i keni thënë lamtumirë aktrimit?
Shqipri Kelmendi: Jo. Përpos që merrem me muzikë, jam i angazhuar edhe në teatër. Për momentin jam duke punuar në një shfaqje që i kushtohet 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Synoj që në të ardhmen të merrem edhe me aktrim edhe me muzikë dhe besoj se mund t’ia dal.
Intervistoi:
.
Këngëtarja Ryva Kajtazi, e cila nuk ka të ndalur me projektet e saj, brenda një kohe të shkurtër ka realizuar disa videoklipe të njëpasnjëshme, të cilat janë pritur mjaft mirë në publik. Tani ajo sapo ka nxjerrë në treg këngën më të re, të realizuar me klip, që titullohet “Barnatorja”. Ryva ishte pjesëmarrëse edhe në festivalin “Kënga magjike 2008”, ku u paraqit me këngën “Me pizhamat e tua”, mirëpo nuk u shpërblye me asnjë çmim. Për këtë projekt dhe pjesëmarrjen e saj në “Kënga magjike” flet ajo në intervistën për “Kosova Sot”.
“Kosova Sot”: Keni realizuar videoklipin “Barnatorja”, pak fjalë për të?
Ryva Kajtazi: Videoklipin e këngës më të re “Barnatorja” e kam realizuar në Kosovë, me Petrit Domin. Është një kombinim me foto, kështu që ngjarja tregohet mes fotove. Këtë ide ma ka dhënë shoku im Nderim Neziri.
“Kosova Sot”: Në këtë klip dukeni më ndryshe, është ndryshimi i radhës apo?
Ryva Kajtazi: Ky është spoti i gjashtë me radhë dhe besoj se do të pëlqehet në publik, sepse i ka disa karakteristika të veçanta. Në të gjitha spotet preferoj të dukem më ndryshe, kështu që edhe në këtë klip jam munduar të dukem më ndryshe. Ka dalë një klip i lezetshëm dhe për dukjen time është përkujdesur Sellma.
“Kosova Sot”: Jeni e kënaqur, e keni realizuar këtë klip ashtu siç keni paramenduar më parë?
Ryva Kajtazi: Në njëfarë mënyre po, çdo gjë ka shkuar sipas dëshirës sime, ashtu siç e mendoja edhe më parë. Edhe unë, si shumë njerëz të tjerë, asnjëherë nuk ngopem dhe me një fjalë jam e kënaqur 90 %, sepse i tërë realizimi është bërë në mënyrë të rregullt.
“Kosova Sot”: Me kë e keni punuar këtë këngë?
Ryva Kajtazi: Këngën e ka përgatitur Aida Baraku, e cila e ka bërë tekstin, komponimin Armend Rexhepagiqi, ndërsa orkestrimin Florent Boshnjaku.
“Kosova Sot”: Ishit pjesëmarrëse në “Kënga magjike 2008”, mirëpo nuk arritët të shpërbleheni me ndonjë çmim, si ndiheni?
Ryva Kajtazi: Në festivalin “Kënga magjike 2008” u paraqita me këngën “Me pizhamat e tua”, me tekst të Aida Barakut, komponim të Florent Boshnjakut. Kënga është pëlqyer mjaft në publik, kështu që jam e kënaqur me këtë paraqitje. Nuk jam e zhgënjyer që nuk arrita të marrë ndonjë çmim, e rëndësishme për mua ishte pjesëmarrja dhe paraqitja me një këngë të mirë.
“Kosova Sot”: Me çfarë do të paraqiteni për festat e fundvitit?
Ryva Kajtazi: Do të paraqitem me këngën e re “Me pizhamat e tua”, nëpër projektet e ndryshme televizive. Pa dyshim se do të ketë edhe risi të tjera në këngë gjatë festave të fundvitit.
“Kosova Sot”: Sa jeni e angazhuar me mbrëmje muzikore?
Ryva Kajtazi: Jam mjaft e angazhuar me mbrëmje muzikore, si këtu në Kosovë dhe jashtë në diasporë.
“Kosova Sot”: Jeni e kënaqur me përfitimet nëpër mbrëmje?
Ryva Kajtazi: Sa u përket përfitimeve, nuk do të thotë se nuk jam e kënaqur, mirëpo ka ndikuar shumë teknika e internetit, kështu që shitja e albumeve tona ka rënë dukshëm. Pra, edhe pse fitojmë në mbrëmje muzikore, prapë kemi shpenzime të mëdha. Për të realizuar një këngë dhe videoklip lypset shumë mjete dhe është e vështirë të mbijetosh vetëm nga përfitimet e mbrëmjeve muzikore.
“Kosova Sot”: Me çfarë jeni e angazhuar në aktrim?
Ryva Kajtazi: Vazhdoj të jem pjesë e “Familjes moderne”. Jam duke marrë pjesë në dy shfaqje të reja, njëra në teatrin Dodona dhe quhet “Luleshkronjat”, me regji të Agron Gërgurit dhe tjetra në teatrin Oda dhe quhet “14 vjeç dhëndër”, me regji të Adem Mikullovcit. Në të dy këto shfaqje i kam rolet kryesore.
“Kosova Sot”: A ka diçka të re në jetën tuaj private?
Ryva Kajtazi: Jo, nuk ka asgjë të reja, kam vendosur të merrem vetëm me karrierë. Tani më intereson vetëm puna ime profesionale.
“Kosova Sot”: Cilat janë vetitë e mira dhe jo të mira te ju?
Ryva Kajtazi: Veti të mira dhe jo të mira kam shumë. Veti e mirë mund ta quaj dashurinë e madhe ndaj punës. Dua që çdo punë ta bëj me vullnet. Pastaj jam e sinqertë, jam fer. Nuk më pëlqen që jam shumë e ndjeshme. Ndonjëherë nuk duhet të jesh e tillë, sepse njerëzit të keqpërdorin mirësjelljen apo ndjeshmërinë që e ke. Prandaj, them se këtë e konsideroj si pikë të dobët timen.
“Kosova Sot”: Keni ndonjë plan për të ardhmen?
Ryva Kajtazi: Plane zakonisht nuk bëj, sepse shpeshherë edhe dështojnë. Mirëpo kur i kam të sigurta atëherë nuk dyshoj në to. Mirëpo çfarë ardhtë, mirë se ardhtë. Dua që të kem sukses në baladën time “Barnatorja” dhe suksesi të më vazhdojë edhe në aktrim
.
Me një stil më ndryshe, me një pamje të veçantë, si gjithnjë e joshur nga publiku, Arta Bajrami këtë herë paraqitet me një bashkëpunim të ri me këngëtarin e njohur Locko. Kënga “Jamaican Lady” sapo është shfaqur në televizionet tona, një klip mjaft karakteristik, me të cilin do të tërhiqet vëmendja e të gjithë shikuesve. Për këtë projekt dhe më shumë rreth planeve të saj flet Arta në intervistën për “Kosova Sot”.
“Kosova Sot”: Sapo keni lansuar një këngë të re me Lockon, si erdhi ky bashkëpunim?
Arta Bajrami: Me Lockon kemi tipare të njëjta të këngës, kemi një stil të përbashkët të të kënduarit dhe na shkojnë mirë duetet. Është kjo hera e dytë që realizojmë këngë duet. Në këngën “Asnjë milimetër” kisha shumë sukses me Lockon dhe vendosëm që të realizojmë edhe një duet të ri që quhet “Jamaican Lady”.
“Kosova Sot”: Besoni se kënga do të pëlqehet në publik?
Arta Bajrami: Kënga “Jamaican Lady” besoj se do të pëlqehet në publik. E kemi punuar me mjaft mund dhe besoj se do t’ia vlejë.
“Kosova Sot”: Çfarë trajton kjo këngë?
Arta Bajrami: Kjo këngë është pak më e ndryshme nga ato që i kam në repertorin tim. Vajza nga Xhamajka është e stilit Xhamajka, ndërsa muzika është ‘dance hall’. Një pjesë e tekstit është në gjuhën shqipe dhe atë anglishte që e këndoj unë, ndërsa një pjesë tjetër në gjuhën shqipe dhe gjermane e këndon Locko.
“Kosova Sot”: Keni pasur vështirësi për ta përgatitur këtë këngë?
Arta Bajrami: Kemi pasur pak vështirësi për shkak të refreneve në disa gjuhë, mirëpo prapë ia kemi dalë. Tekstin e këngës e ka përgatitur Locko së bashku me Don Pizhin, ndërsa komponimin dhe orkestrimin e ka bërë Don Arbasi. Kemi punuar një kohë të gjatë në këtë këngë. Na është dashur rreth dy muaj për ta përgatitur në tërësi këngën.
“Kosova Sot”: Këngës “Jamaican Lady” ia keni përgatitur edhe videoklipin?
Arta Bajrami: Po, klipin e kemi punuar në Prishtinë, me produksionin “Pulla”. Jam shumë e kënaqur me këtë klip, sepse është realizuar në mënyrën më profesionale. Në këtë klip kemi punuar gjatë, sepse skenat kanë qenë të improvizuara. Karakteristikë e këtij videoklipi është grafika e shumtë që ka, skenat janë mjaft interesante. Po ashtu, edhe stili im është më ndryshe. Dukja ime në këtë klip është sportive dhe m’i kujton klipet e para që i kam realizuar me stile sportive. Për dukjen time në këtë spot është përkujdesur stilistja Besa Spaçi nga salloni “Fama”, e cila, përveç grimit dhe flokëve, ma ka bërë edhe veshjen.
“Kosova Sot”: Me çfarë do të paraqiteni për festat e fundvitit?
Arta Bajrami: Jam duke i bërë xhirimet për programet e Vitit të Ri në disa produksione vendore si “Euro Lindi”, “Art skill”, “Vizioni - Libonia”, “Chillout” etj. Natyrisht se do të paraqitem me këngë të zhanrit R&B, oriental, etj. Produksioni “Vizioni - Libonia” e ka të drejtën e këngës për editim.
“Kosova Sot”: Keni ndonjë plan për të ardhmen?
Arta Bajrami: Kam shumë plane për të ardhmen. Do të ketë shumë befasi të ndryshme, me bashkëpunime të reja. Jam duke punuar edhe për albumin e ri, i cili do të dalë vitin e ardhshëm.
Do të mundohem të realizoj këngë sa më të mira në këtë album. Në fund i përshëndes të gjithë adhuruesit e mi kudo që gjenden.
Kastriote BAJRAMI